Rrugët e Tokyo të mbushura plot, qytetarët injorojnë thirrjet e qeverisë

Rrugët e Tokyo të mbushura plot, qytetarët injorojnë thirrjet e qeverisë

10:30, 26/03/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme guvernatori I Tokyo-s mbajti një konferencë emergjente për shtyp, ku u bëri thirrje qytetarëve të qëndronin në shtëpi dhe të shmangnin çdo të dalë jo të nevojshme.

Sot, duket se banorët nuk po e respektojnë këtë paralajmërim.

Rrugët përgjatë lumit Meguro janë të mbushura me turma njerëzish, të mbledhur për të parë çeljen e qershive japoneze. Disa prej tyre kanë veshur maska, ndërsa të tjerë jo.

Në Japoni tani është sezoni i lulëzimit të qershisë japoneze dhe kjo do të thotë se të gjithë javën njerëzit kanë dalë për pik-nik apo mbledhje të tjera në natyrë me miqtë e tyre.

Autoritetet kanë nxitur qytetarët të mos e marrin lehtë pandeminë. Japonia raportoi rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus brenda ditës, por pavarësisht kësaj duke se thirrjet e qeverisë kanë patur shumë pak sukses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco