Ndihmë për vendet e varfra/ Shefi i OKB: Duhen 2 miliardë dollarë në luftimin e koronavirusit

Ndihmë për vendet e varfra/ Shefi i OKB: Duhen 2 miliardë dollarë në luftimin e koronavirusit

20:38, 23/03/2020
A+ Aa A-

Shefi i OKB-së Antonio Guterres, tha të hënën se organizata botëror dëshiron 2 miliard dollarë për të ndihmuar vendet e varfra në luftimin e koronavirusit dhe paralajmëroi se një paketë masive, e koordinuar do të ishte gjithashtu e nevojshme për t'u marrë me ndikimin social dhe ekonomik të pandemisë, në të gjithë botën.

"Paketa duhet të bëjë që familjet të jetojnë, t'i bëjnë bizneset të ti mbijetojnë dhe t'i mbajnë shoqëritë në jetë", tha Guterres në një konferencë virtuale.

"Kjo do të kërkojë një mbështetje dyshifrore të PBB-së (prodhimi i brendshëm bruto) në botën e zhvilluar dhe krijimin e kushteve përmes FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar), përmes shkëmbimeve midis bankave qendrore dhe përmes krijimit të lehtësive të reja," tha ai .

Deri më tani, më shumë se 351,00 njerëz janë infektuar dhe mbi 15.330 kanë vdekur, sipas një raporti të Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco