Greqi, 14 policë në karantinë, i pështyu burri që ulërinte se ishte me koronavirus

Greqi, 14 policë në karantinë, i pështyu burri që ulërinte se ishte me koronavirus

12:54, 23/03/2020
A+ Aa A-

Katërmbëdhjetë oficerë të policisë greke u futën në karantinë të hënën, pas një incidenti me një burrë 26 vjeç, që u arrestua të dielën në mbrëmje në Voula, në jug të Athinës.

26-vjeçari bërtiste se ishte i infektuar me koronavirus, thyente pasqyrat e makinave dhe dyshohet se edhe pështyu mbi oficerët, njofton Kathimerini.

26-vjeçari thuhet se u tha oficerëve që iu afruan kur ai po thyente makinat se kohët e fundit ishte kthyer ën Athinë nga Londra dhe se ishte i infektuar me koronavirus.

Kur oficerët u përpoqën ta arrestonin atë, ai thuhet se u pështyu në fytyrë në kohën kur po e merrnin.

Ndaj, 14 oficerët që patën kontakt me të, u detyruan të futen në karantinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco