VIDEO/ Las Vegasi shndërrohet në një qytet fantazmë

VIDEO/ Las Vegasi shndërrohet në një qytet fantazmë

10:37, 19/03/2020
A+ Aa A-

Las Vegasi i ndritshëm është kthyer tashmë në një qytet fantzmë, 48  orë pasi guvernatori i Nevadas, Stiv Sisolak, mbylli të gjitha kazinot e vendit.

Foto të kazinove ende me drita neoni, tregojnë një qytet të boshatisur me vetëm pak njerëz që ecin në rrugët e tij.

Pronarët e bizneseve të famshme mbyllën dyertë për klientët dhe foto brenda tyre shfaqin karrige bosh para makinerive të lojërave të fatit.

Të martën, Sisolak mbylli të gjitha bizneset jo të nevojshme për shkak të koronavirusit. Nevada ka tasmë më shumë se 50 raste, ku përfshihet dhe një vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco