Boris Johnson kritikohet, vetë i ati shmang këshillën e qeverisë

Boris Johnson kritikohet, vetë i ati shmang këshillën e qeverisë

13:39, 17/03/2020
A+ Aa A-

Vetë babai i Boris Johnson ka injoruar këshillën e qeverisë për të shmangur përhapjen e koronavirusit, duke thënë se do të shkojë në një pub në mbrëmje.

Stanley Johnson, 79 vjeç, ka kundërshtuar këshillat zyrtare në emisionin This Morning.

Moderatorët po diskutonin këshillën e kryeministrit për të shmangur pubet, restorantet dhe teatrot, për të shmangur përhapjen e virusit.

Por kur e pyetën nëse do të shkonte në pub, Stanley tha: “Po, sigurisht që do të shkoj në pub nëse më duhet të shkoj.”

Pyetjes se nëse Boris do të ishte dakord me këtë, ai iu përgjigj: “Jo, ai tha se njerëzit duhet t’i shmangin pubet, por nëse më duhet të shkojë, atëhere do të shkoj.”

Kjo vjen pasi kryeministri anglez njoftoi dje se njerëzit duhet të ndalojnë socializimin, të punojnë nga shtëpia, të shmangin udhëtimet dhe se e gjithë shtëpia duhet të izolohet, nëse një anëtar i familjes sëmuret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco