Mali i Zi, i vetmi shtet në Evropë pa koronavirus

Mali i Zi, i vetmi shtet në Evropë pa koronavirus

09:29, 17/03/2020
A+ Aa A-

Mali i Zi është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka asnjë rast me koronavirus. Ky shtet deri tani ka testuar dhjetëra persona, por nuk ka raportuar asnjë rast të vetëm. Ndërkohë, ka futur në karantinë 390 persona, njofton Reuters.

Mali i Zi të hënën ndaloi përkohësisht të gjithë fluturimet me linjën e tij të fluturimit Montenegro Airlines dhe të gjitha udhëtimet hekurudhore dhe me autobuzë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Të gjithë transportet ajrore, hekurudhore dhe rrugore janë pezulluar, por ne do ta lehtësojmë kthimin e qytetarëve tanë në Malin e Zi”, tha qeveria në një deklaratë.

Javën e kaluar, autoritetet malazeze ndaluan grumbullimet, mbyllën shkollat dhe restorantet dhe disa pika kufitare me Serbinë, Bosnjën, Kroacinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Ky shtet që e siguron pjesën më të madhe të ët ardhurave të tij nga turizmi, gjithashtu mbylli javën e kaluar portet e tij dhe marinat për të gjitha kroçierat dhe jahtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco