Johnson apel njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin kontaktet

Johnson apel njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin kontaktet

18:32, 16/03/2020
A+ Aa A-

Boris Johnson e mbylli Britaninë gjatë ditës së sotme, duke u bërë thirrje të gjithë banorëve në vend që të ndalojnë kontaktin e panevojshëm me të tjerët.  

Kryeministri paralajmëroi që koronavirusi tani ishte në një fazë të përhapjes së shpejtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte koha për të ndërmarrë veprime radikale për të ndaluar dështimin e shëndetësisë, raporton Dailymail.  

Familjet ku dikush ka shfaqur simptoma duhet të izolohet, tha ai. Dhe pjesa tjetër e Britanisë duhet të shmangë të gjitha kontaktet që nuk janë të nevojshme, shmangjen e restoranteve, bareve, kinemave dhe udhëtimeve jashtë kufijve, si dhe një ndalim për tubime të mëdha.  

Në një konferencë për shtyp Johnson tha: Tani është koha që të gjithë të ndalojnë kontaktin e panevojshëm me të tjerët.  

Duke pranuar se izolimi mund të zgjasë 12 javë, z. Johnson tha se 'nuk duhet të dilni jashtë, madje sa të blini ushqim ose sende të domosdoshme', duke pranr se 'po kërkonte shumë'.  

'Nëse është e nevojshme, duhet të kërkoni ndihmë nga të tjerët për nevojat tuaja të përditshme. Nëse kjo nuk është e mundur, ju duhet të bëni atë që mundeni për të kufizuar kontaktin tuaj kur të dilni nga shtëpia për të marrë produktet e nevojshme, 'tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco