Koronavirusi/ Bota në ankth, nga Kina vijnë lajme të mira

Koronavirusi/ Bota në ankth, nga Kina vijnë lajme të mira

08:26, 09/03/2020
A+ Aa A-

Ndërsa Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një rritje të frikshme të numrit të të prekurve me virusin e ri, në Kinë është shënuar për të dytën ditë numri më i ulët i rasteve të reja me Covid-19.

Sipas burimeve shëndetësore në Kinë, në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 40 raste me koronavirus, 36 prej të cilëve ndodhen në Wuhan, epiqendra e përhapjes së virusit, ndërsa 4 personave të tjerë sapo ishin kryer nga Irani.

Megjithatë shumë zyrtarë bëjnë thirrje që të mos ulet vigjilenca ndaj epidemisë.

Agjencia e lajmeve Xinhua, raporton se aktualisht janë mbyllur 11 nga 16 spitalet e ndërtuara posaçërisht për të prekurit nga koronavirusi në Wuhan. Dhe bëhet fjalë për qendrat e kurimit ku trajtoheshin pacientët e infektuar që kishin simptoma të lehta, raporton A2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco