Koronavirusi infekton parlamentin francez/ Konfirmohen 2 ligjvënës të prekur

Koronavirusi infekton parlamentin francez/ Konfirmohen 2 ligjvënës të prekur

19:09, 07/03/2020
A+ Aa A-

Një anëtar i dytë i Asamblesë Kombëtare të Francës është dërguar në spital pas infektimit me koronavirus dhe pesë ligjvënës të tjerë janë duke u testuar për virusin vdekjeprurës, tha presidenca e dhomës së ulët në një deklaratë të shtunën.

Kuvendi nuk publikoi emrat e dy ligjvënësve që janë prekur nga koronavirusi, por mediat lokale në rajonin lindor të Alsace kanë raportuar se njëri prej dy ligjvënësve është Jean-Luc Reitzer, i cili përfaqëson një nga departamentet më të prekur nga shpërthimi dhe është aktualisht nën kujdes intensiv, raporton Reuters.

Ligjvënësi i dytë është një grua, sipas deklaratës së parlamentit.

Seancat në dhomën e ulët do të ndërpriten për dy javë nga 9 Mars dhe 22 Mars për shkak të zgjedhjeve bashkiake që po zhvillohen në të gjithë Francën, duke ulur aktivitetin dhe numrin e njerëzve të pranishëm në ndërtesë, tha kuvendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco