Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Uashington

Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Uashington

20:49, 29/02/2020
A+ Aa A-

Zyrtarë të shëndetësisë në Uashington konfirmuan të shtunën se një person ka vdekur nga koronavirusi, duke shënuar vdekjen e parë të lidhur me sëmundjen në SHBA.

Zyrtarët e Shëndetit Publik të Seattle dhe King County lëshuan një këshillë të paqartë për mediat, duke njoftuar vdekjen e parë të COVID-19 në SHBA, duke shtuar se kishte një numër të pazbuluar të rasteve të reja gjithashtu, raporton FoxNews.

Lajmet për vdekjen e parë vijnë në mesin e tre rasteve të reja në Kaliforni, Oregon dhe Uashington, në të cilat pacientët ishin infektuar nga rrugë të panjohura.

Ata nuk kishin udhëtuar së fundmi jashtë shtetit ose nuk kishin rënë në kontakt me këdo që kishte udhëtuar jashtë.

Presidenti Donald Trump tha gjatë një konference për shtyp të Shtunën se 22 persona në SHBA janë prekur nga koronavirusi i ri dhe se të tjera raste janë "të mundshme".  

"Fatkeqësisht, një person ndërroi jetë brenda natës," tha Trump.

"Ajo ishte një grua e mrekullueshme, një pacient me rrezik të lartë mjekësor në fund të viteve '50. Katër të tjerët janë shumë të sëmurë. Fatmirësisht 15 janë rikuperuar plotësisht ose ata janë në rrugën e tyre për t'u rikuperuar. Dhe në të gjitha rastet, ata janë lënë të shkojnë në shtëpinë e tyre.

Gjithashtu Trump tha: "Rastet të reja në Shtetet e Bashkuara janë të mundshme. Por individët e shëndetshëm, duhet të jenë në gjendje të shërohen plotësisht."

Numri i rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara konsiderohet i vogël. Në të gjithë botën, numri i njerëzve të sëmurë nga virusi shkoi të premten rreth 83,000 dhe kishte më shumë se 2.800 vdekje, shumica e tyre në Kinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco