Frika nga koronavirusi/ Irani përgatitet të testojë 'dhjetëra mijëra' persona

Frika nga koronavirusi/ Irani përgatitet të testojë 'dhjetëra mijëra' persona

18:13, 29/02/2020
A+ Aa A-

Irani po përgatitet për testimin e "dhjetëra mijëra" njerëzve për koronavirusin e ri, pasi numri i rasteve të konfirmuara u rrit përsëri të shtunën, tha një zyrtar, duke nënvizuar frikën si brenda dhe jashtë vendit, për shkak të shpërthimit në Republikën Islamike.

Virusi dhe sëmundja COVID-19 që ajo shkakton, kanë vrarë 43 njerëz nga 593 raste të konfirmuara në Iran, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianoush Jahanpour, raporton FoxNews.

Ai kundërshtoi një raport nga shërbimi Persian i BBC-së duke cituar zyrtarë anonimë mjekësorë në Iran, duke vendosur numrin e vdekjeve në mbi katër herë më shumë.

Por numri i rasteve të njohura kundrejt vdekjeve do të vendoste nivelin e vdekjes së virusit në Iran në mbi 7%, shumë më të lartë se vendet e tjera.

Kjo është shqetësuese për ekspertët në Organizatën Botërore të Shëndetit dhe gjetkë, mënyra sesi Irani mund të jetë duke raportuar numrin e rasteve që po e prekin tani.

"Gjatë këtyre 10 ditëve që po flasim për koronavirusin në vend, më shumë se 480 njerëz të vendit tonë janë vrarë në aksidente trafiku, por askush nuk i vuri re ato," tha Jahanpour.

Virusi ka infektuar më shumë se 85,000 njerëz dhe ka shkaktuar më shumë se 2,900 vdekje që nga shfaqja fillimisht në Kinë. Irani, me 43 njerëz të vdekur, ka numrin më të madh të vdekjeve në botë jashtë Kinës.

Nga 730 raste të konfirmuara të shpërndara në të gjithë Lindjen e Mesme, shumica e gjurmëve kthehen në Republikën Islamike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco