Vila 18 milionë paundë e Herri dhe Megan mund të rrethohet së shpejti nga kanabisi

Vila 18 milionë paundë e Herri dhe Megan mund të rrethohet së shpejti nga kanabisi

10:34, 27/02/2020

Princ Herri dhe Megan Markle priten të fillojnë jetën e tyre të re pas largimit nga detyrat mbretërore.

Pavarësisht se ata kanë hequr dorë nga detyrat e tyre dhe kështu dhe nga privilegjet e jetës si pjesë e familjes së kurorës, jeta e tyre nuk do të humbasëq aspak në luks. Kjo jo vetëm për shkak të milionave që pritet të bëjnë por dhe për shkak të shtëpisë së tyre në Vankuver.

Kjo shtëpi tejet e madhe 18 milionë paundë bie në sy për vendndodhjen e saj. Shumë pranë saj, një ish-fabrikë pulash do tu jepet me qera fermerëve të kanabisit, tregon Daily MAil.

Zona në të cilën shtëpia ndodhet është mjaft e preferuar nga rritësit dhe shitësit e kanabisit, që pas legalizimit të tij në Kanada në tetor të vitit 2018.

Sipas ligjeve, çdo person që ka tokë në një zonë agrikulturore, si ajo ku ndodhet shtëpia e çiftit, mund të rrisë dhe shes kanabis.

Për këtë arsye zona ku ata jetojnë mund të kthehet së shpejti në një lagje të fokusuar në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit.

Zona të tilla nuk janë të shumta dhe ligjet kanë pak muaj që janë ndryshuar, kështu që mbizotërimi i tregtisë së kanabisit në lagjen e Herri dhe Megan duket i pashmangshëm.

Kujtojmë që princ Herri ka pranuar publikisht që konsumon kanabis, gjë e cila përfundoi me regjistrimin e tij në një qendër rehabilitimi.

Ndërsa, për sa i përket Megan, kur ajo u martua me burrin e parë, në dhuratat e dasmës përfshihej dhe marihuana dhe në ceremoni kishte 200 cigare me kanabis, të dredhura nga vetë ajo. Kjo u mësua pas publikimit të disa email-eve nga The Sun.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco