Britani/ Historia prekëse e fëmijëve ndryshoi ligjin për transplantet e organeve

Britani/ Historia prekëse e fëmijëve ndryshoi ligjin për transplantet e organeve

12:14, 25/02/2020
A+ Aa A-

Në pak javë, në Britani do të hyjë në fuqi legjislacioni i ri, i cili lejon çdo person të dhurojë organet pas vdekjes.

Ky ligj, i quajtur ‘ligji i Maks-it dhe Keirës, ndryshoi me ndihmën e fushatës së nisur nga prindërit e kësaj të fundit.

Keira humbi jetën në moshën 9 vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik. Por ajo dha një ndihmë shumë të madhe edhe pas vdekjes së saj. Zemra e saj iu dhurua Maksit,12 vjeç, duke i shpëtuar atij jetën.

Maksi foli për shpresat që ai ka për këtë ligj dhe mundësinë e tij për të shpëtuar shumë jetë. Ai u shpreh: “Do doja shumë ta shihja këtë ndryshim. Shpresoj që familjarët tua thonë njëri-tjetrit se çfarë do të donin të ndodhte nëse ata humbin jetën. Kjo do ta bëjë shumë më të lehtë që rregullat e transplanteve t’i përfshijnë. Kur je duke pritur për një dhurim organesh, çdo ditë vlen. Duke e kujtuar Keirën kështu, ajo do të vazhdojë të shpëtojë edhe më shumë jetë.”

Sekretari i shëndetit Met Hankok pranoi që shumë njerëz humbin jetët duke pritur për një organ. Ai tha: “Jam jashtëzakonisht krenar për veprimet që po ndërmarrim me këtë ligj të ri. Është një hap i rëndësishëm për ta bërë dhurimin e organeve më të lehtë për ata që kanë nevojë.”

Ligji hyn në fuqi në 20 maj dhe pritet të bëjë një ndryshim shumë të madh në jetët e pacientëve në pritje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco