'Mos flisni me shtypin pa lejen time': Mjekët grekë në protestë kundër urdhrit të drejtorit

'Mos flisni me shtypin pa lejen time': Mjekët grekë në protestë kundër urdhrit të drejtorit

10:25, 25/02/2020
A+ Aa A-

Punonjësit e spitalit Evangelismos në qëndër të Athinës do të mbajnë një tubim në njësinë e Urgjencës të mërkurën në mëngjes për të protetsuar kundër vendit të drejtorit të tyre që e ndalon personelin të japë deklarata publike pa lejen e tij.

Në një deklaratë, sindikata e mjekëve të spitalit në Athinë dhe në Pire, EINAP, denoncoi atë që e quajti një veprim autokrati nga drejtori. 

"Bordi drejtues i ENAP dënon me forcë urdhrin e papranueshëm të Guvernatorit të Spitalit Evangelismos, A. Grigoropoulos, i cili në letrën e tij ndalon deklaratat e mjekëve dhe punonjësve të tjerë të spitalit para mediave nëse nuk marrin lejen e tij, - thuhej në notën e protestës. -  Ky akt është një autoritarizëm ekstrem, shtypje dhe kjo është "rregullsia" që ata duan të aplikojnë në spitalin më të madh të vendit, ku ka mungesa të mëdha të stafit, ulje të buxhetit, financim të ulët, punë të papaguar dhe kërkohet heshtje!" 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco