VIDEO/ Frika nga Koronavirusi! Italiani rreh filipinasin në market, kujton se është kinez

VIDEO/ Frika nga Koronavirusi! Italiani rreh filipinasin në market, kujton se është kinez

22:47, 24/02/2020

Një filipinas ka rënë pre e dhunës dhe racizmit në Itali, për shkak të panikut nga përhapja me shpejtësi e Koronavirusit.

Sipas dëshmitarëve, filipinasi është qëlluar me grushte nga një italian teksa ndodhej në supermarket.

Shkak është bërë origjina e tij aziatike, ndërsa italiani që e sulmon pandeh se është nga Kina, vendi nga e ka edhe origjinën virusi.

Në video ai dëgjohet teksa thërret: “Unë jam filipinas, nuk jam kinez”.

Italia është mbyërthyer nga frika e virusit vdekjeprurës, ndërsa deri tani numërohen 7 viktima dhe mbi 200 të prekur. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco