Ndërron jetë 11-vjeçarja, mori celularin me vete në vaskë

Ndërron jetë 11-vjeçarja, mori celularin me vete në vaskë

18:55, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një rast i rëndë ka tronditur Austrinë. Një vajzë vetëm 11 vjeç ndërroi jetë nga shoku elektrik.

Mësohet se vajza kishte marrë me vete celularin teksa bënte banjo në vaskë. Aty pranë ishte kablloja e lidhur e karikimit.

Trupi i vajzës kishte shenja të rënda djegie, njoftoi policia të hënën.

Vajza ishte shtrirë në vaskë të dielën pasdite dhe kishte mbyllur derën. Kur u vonua shumë, mamaja trokiti në derë dhe nuk mori përgjigje. Ajo shkoi në dritaren e banjos dhe pa vajzën e pajetë.

Xhaxhai shpërtheu derën, nxori vajzën nga uji, por ishte shumë vonë. As ai dhe as mjeku i urgjencës nuk e risollën dot në jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco