Bllokohet avioni me 300 pasagjerë i Alitalias: Në karantinë ose mbrapsht!

Bllokohet avioni me 300 pasagjerë i Alitalias: Në karantinë ose mbrapsht!

11:08, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një avion me 300 pasagjerë i Alitalias është bllokuar nga autoritetet e ishullit Mauritius.

Mediat italiane raportojnë se pasagjerët nuk janë lejuar të zbresin nga avioni duke iu theksuar se duhet të pranojnë të futen në karantinë për disa kohë ose të kthehen direkt mbrapsht për në Itali pa zbritur fare.

Rreth 70 pasagjerë, nga rajonet e Lombardisë dhe Venetos, të prekura nga koronavirusi, kanë mbetur në avion. Të tjerët kanë zbritur.

Italia është duke u përballur me krizën e koronavirusit, e cila shpërtheu menjëherë brenda pak ditësh duke prekur të paktën 165 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 të sëmurë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FILANTROPI DT. 24 shkurt 202024/02/2020 20:52

Jemi një popull me një edukatë të ulët shëndetsore "Do zoti" që të mos përhapet KORONAVIRUSI këtu sepse me këtë injorancë që mbizotëron në shumë zona të Vëndit ky virus do ngjitej shumë shpejt tek njëri- tjetri. Shikoni shqiptarët si lëvizin drejt ITalisë dhe anasjelltas. As që pjerdhin fare për rrezikun që mund të mbartin me vete .....

t24/02/2020 12:25

Po ne portet dhe aeroportet tona pse nuk vepron keshtu edhe autoritetet shqiptare?Apo per ato ka rendesi vetem mosperhapja panikut.o vafshin te gjithe prapa diellit

Shto koment

Denonco