Kina propozon ndalimin e tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra

Kina propozon ndalimin e tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra

10:39, 24/02/2020
A+ Aa A-

Komiteti Qendror Legjislativ kinez pranoi një propozim për të ndaluar të gjithë tregtinë dhe konsumimin e kafshëve të egra, si përpjekje për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua,  tha për të: “Ai ka si qëllim të ndalojë plotësisht ngrënien e kafshëve të egra dhe tregtinë e paligjshme të saj.”

Pekini ende duhet të rishqyjtojë ligjin e tij për mbrojtjen e kafshëve, por përmbajtja e propozimit ishte urgjente në luftën kudnër koronavirusit.

Ende nuk dihet se kur do të merret nj vendim mbi këtë propozim, por ai pritet të shihet me skepticizëm.

Kina ndërmori një ndalim të ngjashëm edhe gjatë epidemisë së shkaktuar nga SARS, por së shpejti tregtia e kafshëve të egra filloi sërish të lulëzonte.

Kafshët si lakuriqi i natës, gjarprinjtë, këlyshët e ujqërve apo salamandrat gjigante janë ndër ato që do të ndalohen të tregtohen e konsumohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco