Koronavirusi/ Ekspertët: Po mbaron koha për të penguar pandeminë

Koronavirusi/ Ekspertët: Po mbaron koha për të penguar pandeminë

09:34, 24/02/2020
A+ Aa A-

Ekspertët thonë se koha për të penguar pandeminë globale të koronavirusit po mbaron. Sipas tyre, bota është në pikën e vlimit. Italia është zhytur në panik. 50 mijë persona janë izoluar në 12 qytete dhe katër persona kanë humbur jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se dritarja e mundësive për të shpëtuar nga pandemia po mbyllet. Kjo për shkak të shtimit të numrit të të prekurve në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut.

Në Lindjen e Mesme, Kuvajti dhe Bahreini kanë konfirmuar rastet e para me virus, duke thënë se pacientët janë të kthyer nga Irani. Bashkimi Europian ka bërë thirrje që të mos kalohet në panik, por ekspertët thonë se 24 orët e fundit kanë qenë shqetësuese.

Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin East Anglia, tha se zhvillimet e fundjavës ishin shqetësuese. Ekspertët po bëjnë thirrje për një izolim të shpejtë edhe të rasteve më të buta të sëmundjes, si një masë esenciale për ndalimin e pandemisë.

Ku dallojnë endemia, epidemia dhe pandemia?

Një infeksion endemik është një infeksion që është prezent në një zonë gjatë gjithë kohës, nga viti në vit. Një i tillë mund të jetë lija e dhenve, që ndodh çdo vit. Ose në disa pjesë të Afrikës, malaria është një infeksion endemik.

Një epidemi është kur shohim shtimin e rasteve, të pasuar nga një kulm dhe më pas rënia. Ne shohim një epidemi të gripit çdo vit në Britani, kur nisin të shtohen rastet në vjeshtë dhe dimër, një kulm dhe më pas epidemia largohet.

Një pandemi është një epidemi që ndodh kudo në botë, pak a shumë në të njëjtën kohë. Kështu, në vitin 2009, ne patëm një pandemi gripi që nisi në Meksikë dhe ajo epidemi u shpërnda nëpër botë dhe shkaktoi një pandemi gripi.

Si shpërndahet një pandemi?

Njerëzit udhëtojnë nëpër botë dhe është e mundur që infeksioni të qëndrojë në vendet ku ka mbërritur. Kështu krijohet pandemia.

A është bota e përgatitur për një pandemi?

Bota është më e përgatitur se kurrë më parë. Shkencëtarët, shtetet, agjencitë e shëndetit publik si Organizata Botërore e Shëndetësisë, punojnë ngushtë së bashku për të siguruar që ne jemi gati nëse do ketë një pandemi të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco