Situata pas shpërthimit të virusit në Itali, Conte: Kush shkel karantinën do dënohet

Situata pas shpërthimit të virusit në Itali, Conte: Kush shkel karantinën do dënohet

08:26, 24/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri italian Giuseppe Conte duke folur për përgjigjen që autoritetet italiane i dhanë koronavorusit deklaroi se Italia ka marrë masa që asnjë vend tjetër nuk i ka marrë me qëllim shmangien e  përhapjes së infeksionit.

Në një intervistë për Canale 5, Conte deklaroi se "nuk ka asnjë shqetësim për furnizimin me ushqime", duke iu referuar boomit të blerjeve në supermarkete gjatë orëve të fundit nga banorët në zonat e prekura nga virusi.

Për qytetarët që ndodhen aktualisht në karantinë, kreu i qeverisë dëshironte të bënte një apel:

"Falenderoj qytetarët e bashkive ku kanë ndodhur shpërthimet e epidemisë për sakrificat që do të bëjnë në katërmbëdhjetë ditët e ardhshme duke na lejuar të bëjmë kontrolle të mëtejshme. Ne i kemi identifikuar ata njerëz që kanë ikur në rajone të tjera. Për ata që shkelin karantinën ka një dënim. Unë garantoj që nuk do të humb një sekondë për polemikat politike,  do të punojmë si ekip për të mbrojtur shëndetin e italianëve ".

"Ne mendojmë se masat e vendosura kundër koronavirusit për 14 ditët e ardhshme mund të kenë një efektivitet. Po bëjmë mijëra kontrolle", shtoi ai, duke nënvizuar se për ekonominë "fotografia bëhet më komplekse".

Conte përsëriti se është një emergjencë kombëtare.

"Unë gjithmonë do të jem i përkushtuar personalisht për koordinimin e punës, kam shumë besim sepse kam një ekip të jashtëzakonshëm, ekipin e sistemit të Italisë. Sistemi ynë shëndetësor është i shkëlqyeshëm".

Kryeministri nuk la pa shigjetuar drejtuesin e partisë Lidhja, Matteo Salvinin.

"Nuk e di pse Salvini kërkon falje, do të doja një falje nga gushti, por në gusht thjesht thashë ato që mendoja se duhej thënë në Parlament ".

"E kërkova ish-ministrin Salvini të shtunën në numra celularë të ndryshëm që unë ia kam dhe ai nuk m'u përgjigj, por unë e njoh atë, kam punuar me të për 15 muaj, nuk jam i habitur me sjelljen e tij".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco