Donald Trump në Indi: Presidenti amerikan fillon udhëtimin e parë zyrtar

Donald Trump në Indi: Presidenti amerikan fillon udhëtimin e parë zyrtar

07:36, 24/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump ka arritur në Indi ku pritet një pjesëmarrje e madhe e publikut në një stadium kriketi në shtetin  Gujarat, sipas BBC.

Turmat kanë mbushur stadiumin në Ahmedabad ku Trump do të mbajë një miting me kryeministrin indian Narendra Modi.

Dhjetëra mijëra njerëz janë rreshtuar në rrugët e Ahmedabad, qyteti ku lindi politikisht z. Modi, për të përshëndetur Trump.

Por pavarësisht kësaj, një marrëveshje tregtare e shumëdiskutuar ka gjasa të mos bëhet gjatë kësaj vizite.

SHBA është partneri më i madh tregtar i Indisë me shkëmbim tregtar dypalësh prej 142 miliardë dollarë në 2018.

SHBA kishte një deficit tregtar prej 25.2 miliardë dollarësh me Indinë, partnerin e saj më të madh tregtare të mallrave.

Me gjithë lidhjet politike dhe strategjike, ka tension midis palëve për çështje tregtie. Trump tha se tarifat e Indisë, taksat mbi importet, janë të papranueshme dhe e ka përshkruar Indinë si mbretin e taksave.

Në qershor 2019, SHBA i dha fund statusit preferencial tregtar për Indinë, përfituesit më të madh të GSP, skemës që lejon që disa mallra të hyjnë në SHBA pa taksa.

Kjo masë shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike midis dy vendeve pasi India vendosi taksa për t’u hakmarrë, mbi 28 produkte të SHBA./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco