Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Itali Infermierë në spitalin e Codogno

Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Itali

08:35, 22/02/2020
A+ Aa A-

Mbërrin, edhe në Itali, vdekja e parë nga koronavirusi. Adriano Trevisan, 78 vjeç, vdiq në spitalin e Padova, ku ishet shtruar së bashku me një person tjetër, pozitiv për virusi. Ish-drejtuesi I një dnërmarrjeje të vogël ndërtimi, Trevisan kishte tre fëmijë, njofton Ansa.

 I shtruar për dhjetë ditë në spital nga patologji të mëparshme, ai vdiq në spitalin e Sciavonia në Padova. "NUk pati kohë as për ta transferuar atë," tha guvernatori Zaia.

Ndërkohë, ka dhe nëj tjetër rast infeksioni me koronavirus në Veneto. Ai ëhstë një burrë 67 vjeç nga Dolo, që ndodhet I shtruar në reanimacion në Padova. Presidenti I Veneto, Luca Zaia, e tha këtë për ANSA.

Pacienti kaloi së pari në dhomën e urgjencës në Mirano, Venecia e pastaj në reanimacionin e Dolo, në Venecia dhe më pas, me përkeqësimin e gjendjes, u transferua në Padova.

Një rast I 16-ë është regjistruar në Lombardi, në Cremona, ku sot janë mbyllur të gjtiha shkollat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco