Koronavirusi shkatërron tregun e makinave, shitjet bien me 92 %

Koronavirusi shkatërron tregun e makinave, shitjet bien me 92 %

23:28, 21/02/2020

Midis 1 dhe 16 shkurtit, shitjet e makinave ranë me 92%, ndërkohë që tregu më i madh në botë i automjeteve është paralizuar nga epidemia e koronavirusit të ri, njoftoi sot Federata kineze e Prodhuesve Individualë të Makinave (CPCA).

“Gjatë kësaj periudhe janë shitur rreth 4 900 vetura, krahasuar me rreth 60 000 për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha CPCA.

Sipas ekspertëve, kjo është një rënie që pasqyron kufizimin e ekonomisë, për shkak të masave drastike të marra për mbajtjen nën kontroll të epidemisë, si zgjatja e pushimeve të Vitit të Ri Hënor, mbyllja e detyruar e dyqaneve dhe kontrollet në shumë qytete.

Federata paralajmëron se rënia do të jetë e përkohshme, por kohëzgjatja e rikuperimit do të varet nga masat e miratuara nga autoritetet në rajone të ndryshme për të frenuar përhapjen e virusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco