Disney bashkëpunon me Allure Bridals për tu dhënë nuseve fustanin e ëndrrave

Disney bashkëpunon me Allure Bridals për tu dhënë nuseve fustanin e ëndrrave

15:28, 18/02/2020
A+ Aa A-

Nëse ju gjithmonë keni ëndërruar të dukeni si një princeshë përrallash në ditën tuaj të dasmës, Disney mund t’jua bëjë këtë realitet.

Dyqani i fustaneve të nuseve “Allure Bridals” ka lajmëruar për një bashkëpunim me Disney-n. Ky bashkëpunim do të sjellë në jetë fantazitë e çdo nuseje, pasi fustanet do të jenë të frymëzuara nga princeshat më popullore.

Koleksioni do të përfshijë 16 fustane me tema të marra nga Ariel, Bela, Xhasmina, Hirushja, Pokahontas dhe Borëbardha.

Që nga fustanet e ballove deri tek ato me bisht sirene, secili fustan është dizenjuar për të kapur stilin dhe shpirtin e personazheve të Disney-t.

Koleksioni i plotë do të shfaqet në New York Bridal Fashion Week, që do të mbahet në prill të këtij viti.

Çmimet fillojnë nga 1200 dollarë deri në 2500 dollarë.

Shtatë nga 16 fustanet do të jenë pjesë e koleksionit në platin, me çmim deri në 10.000 dollarë.

Por këto fustane do të shiten vetëm në butikë në Amerikën e Veriut, kështu që nëse doni ta bëni tuajin fustanin e ëndrrave do t’ju duhet të udhëtoni. New York dhe Toronto janë destinacionet e zgjedhura të pikave të shitjes.

CEO e Allure Bridals thotë: “Shumë nuse rriten duke admiruar personazhin e preferuar nga princeshat e Disney. Ato frymëzohen nga rrugëtimi, historitë dhe fustanet e tyre. Skuadra jonë e stilistëve punoi pa pushuar në secilin nga këto fustane, pasi secili prej tyre ka detaje shumë specifike nga personazhi që përfaqëson. Ne jemi të nderuar të punojmë me Disney-n në këtë koleksion dhe të shohim se si romanca bëhet realitet.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco