Temperaturat e larta shkaktojnë anomali te gjallesat/ Kandilët e detit shkrihen si ‘akullore’

Temperaturat e larta shkaktojnë anomali te gjallesat/ Kandilët e detit shkrihen si ‘akullore’

21:01, 17/02/2020

Në brigjet e Australisë, si pasojë e temperaturave të larta, kandilët e deti janë duke “shkrirë” pasi ngelen në brigjet ranore.

Kandilët e detit janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe kjo mund të jetë arsyeja e “pushtimit të plazheve”dhe daljes në breg të tyre.

Ndërsa temperaturat në Australi shënuan rritje në 35 dhe 36 gradë Celsius, një dyzinë me kandila deti u panë të shpërndarë nëpër rërë.

Disa prej kandilëve të shkrirë, shkonin deri në 60 centimetër të gjerë, duke u bërë problem për njerëzit, pasi prekja e tyre shkakton shumë dhimbje.

‘Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë. Ishte sikur të shikoje një akullore teksa shkrinë’, tha një pushuese në plazh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco