Vajza 5 vjeçare shpëton të ëmën nga kriza e epilepsisë

Vajza 5 vjeçare shpëton të ëmën nga kriza e epilepsisë

11:04, 17/02/2020
A+ Aa A-

Një vajzë 5 vjeçare do të marrë medalje për trimërinë e saj, pasi shpëtoi të ëmën gjatë një krize epilepsie.

Izi Sllek mori në telefon 999-ën, numrin e emergjencave shëndetësore, kur mamaja e saj pësoi krizën. Ajo e gjeti maman në krevat, në një gjendje të rëndë.

E vogla tha për Stoke on Trent Live: “Këmbët e mamit po dridheshin kështu që unë mora telefonin dhe shtypa 3 nënta. Kur ambulanca e parë nuk po vinte i mora sërish dhe u thashë hajdeni shpejt.”

Ajo mori një medalje në ceremoninë e organizuar nga shkolla. Mamja tha për të bijën: “Ajo është diamandi im. Më shpëtoi jetën. Ajo ka ditur ta përdor telefonin që shumë e vogël. Doja ta mësoja në rast se diçka e tillë më ndodhte.”

Përgjigjia e guximshme e Izit në këtë rast tronditës preku dhe stafin e spitalit, ku mamaja u shtrua. Shkolla e saj është gjithashtu krenare për të dhe thonë se ajo është një shembull për çdo nxënës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco