Virusi vdekjeprurës nuk ka ardhur nga lakuriqët e natës, shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e forte…

Virusi vdekjeprurës nuk ka ardhur nga lakuriqët e natës, shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e forte…

10:48, 17/02/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët kundërshtojnë versionin fillestar sipas të cilit koronavirusi iu transmetua njerëzve nga lakuriqët e natës.

Një grup shkencëtarësh të universitetit, ‘South China University’ nxjerrin detaje të reja në lidhje me virusin që ka shkaktuar më shumë se 1 700 të vdekur duke theksuar se në kundërshtim me çfarë është thënë deri më tani, ai ka dalë nga një laborator në Ëuhan.

Madje, ditën e djeshme biologët Botao Xiao dhe Lei Xiao raportuan se koronavirusi e ka origjinën në një laborator afër tregut në epiqendrën e qytetit të epidemisë.

Madje, si për të përforcuar këtë ide, dëshmitarët tregojnë se lakuriqi i natës nuk është një ushqim i shitur në qytet dhe veçanërisht në atë treg.

Në pritje të provave të tjera, studimi përfundon me një paralajmërim: “Mund të jetë e nevojshme të forcohen nivelet e sigurisë në laboratorët biologjik me rrezik të lartë, të cilat duhet të transferohen larg qendrave urbane dhe vendeve të tjera me popullsi të dendur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco