Kinë/ Bankat dizinfektojnë dhe izolojnë kartëmonedhat për tu mbrojtur nga koronavirusi

Kinë/ Bankat dizinfektojnë dhe izolojnë kartëmonedhat për tu mbrojtur nga koronavirusi

15:34, 15/02/2020
A+ Aa A-

Kina ka filluar sot dezinfektimin dhe izolimin e kartëmonedhave të përdorura, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit që ka vrarë 1527 njerëz.

Bankat përdorin rreze ultravioletë ose temperatura të larta, për të dezinfektuar kartëmonedhat. Më pas ata i mbyllin në izolim ato për 14 ditë, në varësi të shkallës së përhapjes së sëmundjes në zonën prej nga ku janë marrë.

Shumë masa të tjera po merren nga qeveria kineze. Në pallate, pranë çdo ashensori gjendet një pako me facoleta që duhen përdorur, para shtypjes së butonit.

Fan Yifei, kryetar i bordit drejtues të bankës qendrore të Kinës tha sot se bankat nxiten të prodhojnë dhe të nxjerrin në qarkullim kartëmonedha të reja sa më shpejt të jetë e mundur.

Por kjo masë nuk dihet sa produktive do të rezultojë, pasi pagesat në Kinë bëhen më së shumti online ose me kartë.

Sipas organizatës botërore të shëndetit, COVID-19 mund të përhapet edhe nëpërmjet objekteve të kontaminuara.

Numri i rasteve të zbuluara sot në Kinë është 2641, një numër ky shumë i vogël se në ditët e mëparshme.

Numri i të vdekurëve si pasojë e koronavirusit në Kinë ka shkuar në 1523.

            

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco