'Të gjithë të bardhë, asnjë me ngjyrë!' Çmimet BAFTA kritikohen për mungesë diversiteti

'Të gjithë të bardhë, asnjë me ngjyrë!' Çmimet BAFTA kritikohen për mungesë diversiteti

14:25, 01/02/2020
A+ Aa A-

Pas ndarjes së çmimeve të martën e kaluar, Akademia Britanike e filmave dhe arteve televizive përflitet nga kritikët për mungesën e saj të diversitetit. Asnjë individ nga 18 të nominuarit në 4 kategoritë e ndryshme nuk është me ngjyrë.

Ylli i filmit “Joker”, Hoakin Finiks (Joaquin Phoenix), i cili fitoi cmimin Golden Globe për aktori më i mirë në një film dramë për rolin e tij në filmin mbi origjinën e errët të të keqit në librat e animuar me Batman-in, bashkohet me aktorë si Leonardo DiKaprio, Adam River, Taron Egerton dhe Xhonatan Prajs në kategorinë e aktorit kryesor.

Xhesi Bakli, Sharlizë Teron, Skarlet Xhohanson dhe Rëne Zelluegër fituan gjithashtu çmimin Golden Globe për “aktorja më e mirë kryesore”. Politika është tema më e përfolur në Golden Globes, me filma si “1917” dhe “Once upon a time in Hollywood”ndër më të nominuarit.

Margot Robbie u nominua për dy çmime si aktore dytësore, një për rolin e saj si Sharon Tate në “ Once upon a time in Hollywood” dhe një për rolin në “Bombshell”. Edhe vetë Mark Samuelson, anëtar i komitetit të BAFTAs u shpreh se ishte në dijeni të mungesës së diversitetit në nominime.

“Qartësisht të gjithë e dinë se çdokush në katër kategoritë e nominuara janë të bardhë, është tronditëse dhe ne nuk mundemi ta detyrojmë industrinë kinematografike të bëjë diçka për këtë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të inkurajojmë dhe frymëzojmë indivdidë të ndryshëm.” – u shpreh ai.

“Joker” kryesoi nominimet, duke përfshirë këtu kategori si filmi më i mirë, regjizori më i mirë dhe aktori kryesor, i ndjekur pas nga filmi i Martin Skorceze “The Irishman” dhe ai i Tarantinos “Once upon a time in Hollywood”. 

Skorceze, Tarantino, Sam Mendes, Tod Filips dhe Bong Jun-ho janë të nominuarit për çmimin si regjizori më i mirë. Listë kjo ku nuk bën pjesë asnjë femër. Mungesa e diversitetit gjinor është përfolur gjithashtu nga kritikët.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila shihet si një tregues edhe për çmimet Oscar, do të mbahet në 2 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco