Dy të akuzuar për grabitjen e 50 milionë £ bizhuteri të Tamara Ecclestone

Dy të akuzuar për grabitjen e 50 milionë £ bizhuteri të Tamara Ecclestone

09:23, 01/02/2020
A+ Aa A-

Dy persona janë akuzuar nga hetuesit për vjedhjen e bizhuterive me vlerë 50 milionë paund në shtëpinë e trashëgimtares Tamara Ecclestone në Londër, tha Scotland Yard.

Banorë të Tower Hamlets, 47-vjeçarja Maria Mester dhe 29-vjeçari Emil Bogdan Savastru - që të dy janë akuzuar se kanë komplotuar për të kryer vjedhjen. Ata do të dalin para gjykatës së magjistratëve në Westminister, njofton The Guardian.

Policia tha se 21-vjeçari që u arrestua me Mester në aeroportin Stansted të premten, kishte qenë i lirë nën hetim, krahas një burri 31 vjeç që u kap në lindje të Londrës të enjten.

Kurse 29-vjeçari Savastru u arrestua në aeroportin e Heathrow të enjten pasdite me dyshimin se komplotoi për të kryer vjedhjen si dhe për pastrim parash.

Policia ka thënë se arrestimet kishin lidhje me vjedhjen në Palace Green në Kensington më 13 dhjetor gjatë së cilës Ecclestone-s i ishin marrë të gjitha bizhuteritë.

Ajo është tronditur dhe zemëruar nga ky incident, sipas babait të saj, ish bosit të Formula One, Bernie Ecclestone./SYRI.NET  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco