‘Virusi’ i ri i racizmit/ Kinezët përjashtohen nga lokalet, shkollat…

‘Virusi’ i ri i racizmit/ Kinezët përjashtohen nga lokalet, shkollat…

15:15, 31/01/2020
A+ Aa A-

Ndërsa koronavirusi po merr jetë, bota duket se është infektuar me një “virus” tjetër, atë të  histerisë raciste.

Shtetasit kinezë në mbarë botën po përballen me paragjykime të shumta dhe madje po përjashtohen nga hapësirat publike, transmeton Reporteri.net.

Një restorant vietnamez ka ndaluar klientët kinezë dhe një shkollë italiane e muzikës u ka thënë të gjithë studentëve të saj të Azisë Lindore që të mos marrin pjesë në orë mësimore  “pasi koronavirusi është shpallur një emergjencë globale shëndetësore”.

Kjo vjen pasi  koronavirusi u përhap në 24 vende këtë mëngjes, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar si të fundit ku mediat raportojnë për dy raste të infektimit, ndërkohë që numri total i të infektuarve në botë ka shkuar në 9,891 raste.

Një restorant në Vietnam ka vendosur një shenjë ku thuhet ‘na vjen keq, ne nuk mund të pranojmë klientët kinezë’.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga koronavirusi deri më tani ka shkuar në mbi 200

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco