Vinin nga Kina/ Sekuestrohen 900,000 kartëmonedha 1$ të falsifikuara

Vinin nga Kina/ Sekuestrohen 900,000 kartëmonedha 1$ të falsifikuara

11:46, 29/01/2020
A+ Aa A-

Zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve të Shteteve të Bashkuara (CBP) sekuestruan 900,000 dollarë të falsifikuara në një dërgesë hekurudhore tregtare nga Kina. Dollarët ishin paketuar në 45 kuti kartoni me kartëmonedha 1 $.

Oficerët e bënë zbulimin javën e kaluar në Portin Ndërkombëtar të Fallsit në Minesota.

Organizata e zbatimit të ligjit tha se ndalimi i fluksit të mallrave të paligjshme është një çështje parësore tregtare për ta.

"Falë përkushtimit të oficerëve tanë dhe partneritetit tonë me Shërbimin Sekret, ne kemi qenë në gjendje ta ruajmë këtë monedhë e të mos hynin në qarkullim," tha Jason Schmelz, Drejtori i Portit të Zonës Pembina, gjatë një deklarate.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco