VIDEO/ U hapën gropa të thella në tokë, tërmeti 7.7 ballë në Karaibe. Ja momenti i lëkundjeve

VIDEO/ U hapën gropa të thella në tokë, tërmeti 7.7 ballë në Karaibe. Ja momenti i lëkundjeve

11:00, 29/01/2020
A+ Aa A-

Valë mbi tre metra në det mbi nivelin e valës normale përgjatë brigjeve të Kubës, Xhamajkës dhe Meksikës, u shkaktuan pas tërmetit me magnitudë 7.7 dhe krijuan panik të madh tek banorët në ishujt Karaibe, pasi u dha alarmi edhe për një cunam.

Ndërtesat janë evakuuar dhe qytetarëve u është thënë  të qëndrojnë larg nga bregu i detit.

Tërmeti me madhësi 7.7 goditi zonat e Karaibeve, në ora 2.10 me orën lokale, pasditen e sotme, ose rreth 30 minuta para se të lëkundej vendi nga një tërmet me magnitudë 5.

Tërmeti në Karaibe pati si epiqendër ngushticën, midis Xhamajkës dhe Kubës.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 72 milje në veriperëndim të Lucea, Xhamajka, me një thellësi prej 6.2 milje në det.

Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor lëshoi alarmin, duke paralajmëruar se valët e detit deri në 3,5 metra më të larta se normalja që u krijuan pas tërmetit mund të godasin brigjet e Belize, Kubës, Honduras, Meksikës, Xhamajkës dhe Ishujt Kajman.

Alarmi u azhurnua pas orës 3.45, ku u tha se "kërcënimi i tsunamit paraprakisht ka kaluar".

Njerëzit megjithatë në të gjithë ishujet e Karaibeve kanë dalë në rrugë, ndërsa pamjet e para tregojnë edhe forcën e tij, duke shkaktuar të çara të tokës në bregun e detit, apo në rrugë.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco