Nga Azia në Evropë/ Zgjerohet harta e të prekurve nga koronavirusi

Nga Azia në Evropë/ Zgjerohet harta e të prekurve nga koronavirusi

21:27, 23/01/2020
A+ Aa A-

Viktimat e koronavirusit në Kinë kanë shkuar në 25, ndërsa rastet e personave të infektuar janë 616. Virologët kanë identifikuar se si erdhi te njerëzit virusi 2019-nCoV.

Ka pasur një transmetim të parë nga lakuriqët e natës dhe ka kaluar më pas te gjarpërinjtë.

Rasti i dyshuar në Bari, vinte nga Wuhan

Një grua nga Bari që kthehej nga Kina është shtruar në Poliklinikën e Barit për një rast të dyshuar të koronavirusit, sepse sapo mbërriti në urgjencë me simptoma të dukshme gripi, ethe dhe kollë, u aktivizuan sipas qarkores ministrore, të gjitha procedurat e parashikuara për të parandaluar përhapjen e virusit. Bëhet fjalë për një këngëtare nga Bari që kthehej nga një turne në lindje që preku edhe zonën e Wuhan, qytetin e origjinës së virusit, shkruan TgCom24.

Rasti i parë i infektimit në Singapor

Është shfaqur një rast i parë i infektimit edhe në Singapor, raportojnë mediat lokale duke cituar ministrin e shëndetësisë.

Rasti, sipas Straits Time, ka të bëjë me një burrë 66-vjeçar nga Wuhan që mbërriti në Singapor në 20 Janar. Djali i tij 37-vjeçar trajtohet si i dyshuar në spital ndërsa shokët e tij të rrugës janë në karantinë. Një grua tjetër 53-vjeçare, gjithashtu nga Kina, rezultoi pozitive në testet paraprake, ende në pritje të konfirmimit.

Raste të dyshuara në Skoci dhe Francë

Katër raste të dyshuara të infektimit me koronavirusin e ri janë zbuluar në Skoci. Kjo është ajo që raportojnë mediat britanike, duke cituar Jürgen Haas, drejtuesin e njësisë së mjekësisë infektive në Universitetin e Edinburgh.

Haas shtoi se ai beson se do të ketë raste të tjera në qytetet e Britanisë së Madhe. Janë duke u zhvilluar analiza mbi njerëzit që mund të jenë infektuar, të gjithë të ardhur në Skoci nga Wuhan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco