Pamjet e tmerrshme: Avioni mbushet me tym, pasagjerët në panik

Pamjet e tmerrshme: Avioni mbushet me tym, pasagjerët në panik

13:35, 22/01/2020
A+ Aa A-

Këto pamje të tmerrshme tregojnë momentet kur një avion i kompanisë Ryanair mbushet me tym brenda, kurse pasagjerët shpërthejnë në lot nga frika. Avioni po fluturonte nga Bukureshti i Rumanisë drejt Londrës.

Në bord ishin 169 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Avioni u mbush me tym pak pasi ishte ngritur.

Mësohet se piloti deklaroi gjendjen e emergjencës dhe avioni u kthye në aeroportin më të afërt, atë të Otopenit në Rumani.

Pasagjerët e avionit Boeing 737-800 zbarkuan të padëmtuar, edhe pse të frikësuar në palcë. Ata u ankuan se stafi nuk bëri shumë punë për t’i qetësuar.

Ende nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar problemet në avion. Hetimet vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco