‘Grusht shteti’/ Opozita kundështon reformat kushtetuese të Putin, thirrje për protesta masive

‘Grusht shteti’/ Opozita kundështon reformat kushtetuese të Putin, thirrje për protesta masive

18:10, 17/01/2020
A+ Aa A-

Të premten, një politikan i opozitës në Moskë, u kërkoi rusëve të dilnin në rrugë këtë fundjavë për të protestuar kundër reformave gjithëpërfshirëse kushtetuese, të vendosura nga Presidenti Vladimir Putin.

Reformat e propozuara, të cilat shkaktuan dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, shihen gjerësisht se i japin Putin, 67 vjeç, mundësinë për të zgjatur kontrollin e tij në pushtet sapo të largohej nga presidenca në 2024, raporton Rel.

Duke përshkruar ndryshimet si të një "grushti shteti", Yulia Galyamina, një këshilltare e qytetit të Moskës, u bëri thirrje banorëve të flisnin duke u bashkuar me një tubim të dielën, që ishte për të shënuar vrasjen e një gazetari dhe avokati 11 vjet më parë .

"Ndryshimet e propozuara në kushtetutën tone, diskriminojnë tërë vendin dhe janë shtypje ndaj të gjithëve," shkroi Galyamina në mediat sociale.

Alexei Navalny, një nga politikanët më të shquar të opozitës në Rusi, foli kundër idesë së saj, duke fajësuar vetë kushtetutën, që i lejoi Kremlinit të sundojë në peizazhin politik.

Navalny nuk përmendi asnjë fushë të veçantë të kushtetutës, e cila demarkon një sistem të fortë presidencial, por tha se ai u kishte lejuar autoriteteve të kontrollojnë zgjedhjet dhe të rritin moshën e pensionit pa pasoja.

"Nuk ka nevojë ta mbrosh atë," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco