Horror si në filma: Shtatë të vdekur pas ekzorcizmit

Horror si në filma: Shtatë të vdekur pas ekzorcizmit

09:35, 17/01/2020
A+ Aa A-

Trupat e shtatë personave janë gjetur në një varr masiv në një zonë indigjene të Panamasë, e cila kontrollohej nga një sekt fetar. Sipas BBC, mes viktimave janë një grua shtatzënë dhe pesë nga fëmijët e saj.

Autoritetet dyshojnë se sekti fetar ka performuar një ekzorcizëm mbi viktimat. 15 të tjerë u liruan pasi ishin marrë peng. Ata kishin plagë në trup. Dhjetë persona janë arrestuar me dyshimin për vrasje. Mes të arrestuarve është edhe babai i grus shtatzënë, të gjetur në varr.

Sekti që kontrollon këtë territor njihet si Drita e Re e Zotit.

Por çfarë është ekzorcizmi?

Ekzorcizmi është një ritual fetar ose shpirtëror që supozohet se i kuron njerëzit nga pushtimi djallëzor. Ai mbetet kontroversial për shkak të mënyrës së si portretizohet nëpër filmat horror dhe në kulturën popullore. Të tilla besime dhe rituale gjenden thuajse në të gjitha kulturat.

Ekzorcizëm vjen nga greqishtja dhe do të thotë ‘betim’. Ai përdoret gjerësisht sidomos në ambientet e krishtera dhe myslimane.

Në vitin 2018, rreth 250 priftërinj nga 50 vende morën pjesë në kursin vjetor të ekzorcizmit në Vatikan.

Në Kishën Katolike, ekzorcimi kryhet nga priftërinj të trajnuar, që recitojnë lutje dhe fragmente nga Bibla. I ‘pushtuari’ mund të lidhet, ndërsa prifti vendos kryqin mbi të dhe e spërkat me ujë të shenjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco