1 i vdekur dhe 1 i plagosur rëndë/ Grabitës të armatosur qëllojnë 2 turistë britanik në Argjentinë

1 i vdekur dhe 1 i plagosur rëndë/ Grabitës të armatosur qëllojnë 2 turistë britanik në Argjentinë

19:13, 14/12/2019
A+ Aa A-

Dy turistë britanikë besohet të jenë qëlluar me armë, ndërkohë që njëri ka vdekur dhe tjetëri është plagosur, gjatë një grabitje të armatosur, përpara një hoteli me pesë yje në Argjentinë.

Në Buenos Aires, hipur mbi motoçikletë, grabitësit qëlluan me armë drejt dy burrave, të moshës 28 dhe 35 vjeç, raporton Dailymail.

Plumbi depërtoi në trupin dhe ndoshta mbërriti në mushkëri, duke lënë 35-vjeçarin e plagosur rëndë si fillim, më pas mendohet se ka ndërruar jetë. 

Gjatë sulmit të përgjakshme para hotelit ‘Faena Art’, 28-vjeçari u qëllua në kofshë, duke mbetur i plagosur rreth orës 11:00 me kohën lokale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco