Zelanda e Re: Do t’i tërheqim sot trupat nga ishulli, le të shpërthejë vullkani!

Zelanda e Re: Do t’i tërheqim sot trupat nga ishulli, le të shpërthejë vullkani!

08:55, 12/12/2019
A+ Aa A-

Policia e Zelandës së Re njoftoi ka thënë se ka në plan të tërheqë trupat nga Ishulli White, ku një shpërthim vullkanik vrau tetë persona të premten në mëngjes.

Misioni i shpëtimit do të kryhet pavarësisht rrezikut të një shpërthimi tjetër, tha policia, sipas BBC.

Së fundmi, tetë persona mendohet se janë në ishull që pas valës së vullkanit. Të gjithë supozohet se kanë vdekur.

Policia tha se po planifikonte një tërheqje shumë të shpejtë të trupave.

Tetë njerëz të tjerë janë konfirmuar të vdekur dhe 20 janë në mjekim intensiv pasi kanë pësuar djegie të rënda kur vullkani shpërtheu dhe turistët ishin duke e vizituar.

GeoNet, faqja e informacionit gjeologjik të Zelandës së Re njoftoi të enjten se kishte 50-50% shanse për një tjetër shpërthim brenda 24 orëve.

Vlerësimet e kësaj faqeje në ditët e kaluara kanë treguar një rritje të qëndrueshme të rrezikut për një shpërthim të ri.

Por familjet e viktimave po dëshpërohen gjithnjë e më shumë duke pritur që t’u jepen trupat.

“Ne tani po jetojmë me një ndjenjë dëshpërimi në rritje për t’i kthyer në shtëpi ata që ne e dimë se janë atje dhe që ne i duam,” tha kryetari i Whakatane, Judy Turner për gazetarët. “Zhgënjimi i këtyre familjeve që janë më të prekurat është plotësisht i kuptueshëm”.

Në një konferencë për shtyp, Zv.Komisioneri i Policisë Mike Clement tha se autoritetet kanë rënë dakord për një plan edhe pse rreziku i shpërthimit të vullkanit ende nuk është zvogëluar.

“Ky nuk është një operacion pa rrezik”, tha.

Tetë specialistë nga Forca e Mbrojtjes së Zelandës së Re do të shkojë në ishull në mëngjes dhe “dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që të tërheqë trupat nga ishulli”.

Fluturimet vëzhguese i kanë lejuar Policisë që të zbulojë vendndodhjen e gjashtë trupave, shpjegoi ai. Vendet e dy trupave të tjerë nuk dihen ende dhe mundësitë për t’i gjetur do të jenë të kufizuara./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco