Qeveria ‘shuan’ protestat/ 100 drejtues protestash në Iran, arrestohen me vendim të gjyqësorit

Qeveria ‘shuan’ protestat/ 100 drejtues protestash në Iran, arrestohen me vendim të gjyqësorit

20:41, 22/11/2019
A+ Aa A-

Rojet Revolucionare të Iranit kanë arrestuar rreth 100 udhëheqës të protestave që shpërtheu javën e kaluar për shkak të rritjes së çmimit të benzinës, tha të premten Gholamhossein Esmaili, zëdhënësi i gjyqësorit të Iranit, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.

"Afro 100 drejtues, kryetarë dhe figura kryesore të trazirave të fundit u identifikuan dhe u arrestuan në pjesë të ndryshme të vendit nga Trupat e Rojeve Revolucionare Islamike," tha Esmaili, raporton Reuters.

Autoritetet iraniane kanë thënë se rreth 1.000 demonstrues janë arrestuar.

Kushdo që ka krijuar pasiguri ose dëmtuar pronë publike do të përballet me "ndëshkim të ashpër", tha drejtuesi i gjyqësorit, Ebrahimi Raisi, të premten, sipas Mizan, faqja e lajmeve të gjyqësorit.

Një numër i madh i personave të arrestuar të cilët kishin marrë pjesë në protesta por nuk morën pjesë në shkaktimin e dëmeve ose vendosjen e zjarreve janë liruar, tha zëdhënësi i gjyqësorit Esmaili, sipas Mizan.

Rojet thanë se qetësia ishte kthyer në të gjithë Iranin të enjten, njoftoi televizioni shtetëror.

Amnesty International tha se më shumë se 100 demonstrues ishin vrarë nga forcat e sigurisë, një shifër e refuzuar si "spekulative" nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco