CIA dhe njesitë speciale të Ukrainës arrestojnë një terrorist të ISIS Al Bara Shishani në gjyq në Kiev të premten

CIA dhe njesitë speciale të Ukrainës arrestojnë një terrorist të ISIS

07:33, 22/11/2019
A+ Aa A-

Njësitet e policisë speciale të Ukrainës kanë arrestuar një person 30 vjeçar, i cili dyshohet të jetë pjesëtar i grupit militant ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Shtetasi rus, u arrestua pasi ishte në kërkim nga Interpoli në lidhje me një rast të vrasjes dhe ishte duke u fshehur në Ukrainë, për t’i ikur arrestimit, njoftoi policia ukrainase.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur. Ai ka lindur në rajonin Luhansk të Ukrainës, mirëpo ka jetuar për një kohë të gjatë në Rusi, njofton REL.

“Bazuar në raportet, i ndaluari është pjesëtarë i organizatës terroriste Shteti Islamik madje edhe njëri nga liderët e këtij grupi”, tha policia.

“Sa i përket origjinës, ai është nga Dagestani por i lindur në Ukrainë. Ai ka jetuar në Rusi për një kohë të gjatë. Ai po fshihej në territorin e vendit tonë për t’i ikur përgjegjësisë për vrasje”, tha policia.

Javën e kaluar, autoritetet ukrainase në bashkëpunim me Agjencinë Qëndrore për Inteligjencë të Shteteve të Bashkuara (CIA) dhe ministrinë e Brendshme të Gjeorgjisë, arrestuan, Al-Bara Shishani, një komandant i lartë të Shtetit Islamik.

Shtetasi i Gjeorgjisë ka shërbyer si zëvëndës i Abu Omar al-Shishani, njeriu të cilin Pentagoni e ka përshkruar si “ministër të luftës” i grupit militant.

Pasi al Shishani u vra, shtetasi i Gjeorgjisë, më 2018 udhëtoi përmes një pasaporte të rrejshme në Turqi dhe prej atje në Ukrainë, ku vazhdoi të kordinojë aktivitetet e IS-it, njoftoi shërbimi sekret i Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco