PE drejt votimit të Komisionit të ri Evropian me 27 anëtarë, mungon përfaqësuesi britanik

PE drejt votimit të Komisionit të ri Evropian me 27 anëtarë, mungon përfaqësuesi britanik

18:51, 21/11/2019
A+ Aa A-

Të mërkurën e ardhshme, Parlamenti Evropian do të votojë për ekipin më të lartë të Ursula von der Leyen, duke i hapur rrugën Komisionit të ri të fillojë punën më 1 dhjetor, tha ditën e sotme presidenti i Parlamentit David Sassoli.

Votimi në një seancën plenare në Strasburg, do vijë pasi Këshilli të mbështesë një Kolegj të Komisionarëve me 27 anëtarë, pasi Britania e Madhe ka refuzuar të bëjë një emërim përpara zgjedhjeve parlamentare më 12 dhjetor.

“Sot, ne kemi vendosur që do të kemi një votim për kolegjin,” tha Sassoli pas një mbledhjeje të Konferencës së Presidentëve të asamblesë (drejtuesit e grupeve politike).

“Nëse votimi është pozitiv, më 1 dhjetor Komisioni Evropian do të jetë në gjendje të fillojë punën.”

Sipas presidentit Sassoli, Këshilli do të japë një deklaratë “për formimin e 27 komisionarëve”, pavarësisht se çfarë ndodh të premten, kur  Britanisë së Madhe i është kërkuar të përgjigjet për një procedurë shkeljeje të nisur mbi refuzimin e Londrës për të emëruar një kandidat për komisionar.

“Në qoftë se nuk ka fakte të reja, do të ketë një deklaratë nga Këshilli për formimin e 27 komisionarëve … Kjo për ne është e mjaftueshme duke pasur parasysh dialogun dhe përgjigjet që na janë dhënë nga autoritetet britanike”.

Procesi i konfirmimit, i cili filloi në shtator, ishte më i ashpër nga sa do të shpresonte Von der Leyen, me eurodeputetët që refuzuan kandidatët nga Franca, Rumania dhe Hungaria.

Por Sassoli mbrojti vendimet e eurodeputetëve, duke thënë se asambleja e mori procesin e konfirmimit “shumë seriozisht” dhe është “me të vërtetë në qendër të procesit të vendimmarrjes evropiane”.

Sassoli dhe drejtuesit e grupit sot u takuan gjithashtu me tre nënkryetarët e caktuar ekzekutivë të Komisionit, Margrethe Vestager, Frans Timmermans dhe Valdis Dombrovskis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco