Vrasja e gazetares, arrestohet në jaht biznesmeni i njohur

Vrasja e gazetares, arrestohet në jaht biznesmeni i njohur

09:19, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një biznesmen i njohur u arrestua në jahtin e tij luksoz, pasi dyshohet se ka porositur vrasjen e gazetares investigative nga Malta, Daphne Caruana Galizia.

Yorgen Fenech u arrestua pak pasi jahti i tij kishte lënë portin.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi presidenti i Maltës, Joseph Muscat nënshkroi një letër ku garantonte falje presidenciale për personin e arrestuar si ndërmjetës, i cili pretendon se e di kush e ka porositur vrasjen e gazetares investigative.

Gazetarja u vra nga një bombë në makinë para dy vitesh. Mediat e Maltës thonë se bomba mund të ketë ardhur nga nëntoka kriminale shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco