Zjarret ndotin ajrin në Sidney, 10 herë më i lartë se norma e lejuar

Zjarret ndotin ajrin në Sidney, 10 herë më i lartë se norma e lejuar

17:24, 19/11/2019
A+ Aa A-

Të martën, erërat e forta shkaktuan më shumë se 100 zjarre në të gjithë bregdetin lindor të Australisë, duke e mbuluar Sidney me tym të rrezikshëm dhe duke shkaktuar paralajmërime shëndetësore për qytetin më të populluar të vendit.

Australia është e prirur ndaj zjarreve gjatë verës së thatë dhe të nxehtë, por flakët e janë ndezur herët, nga një thatësirë të gjatë dhe temperaturat e larta, raporton Reuters.

Zjarret këtë muaj kanë marë të paktën katër jetë, duke djegur rreth 2.5 milion hektarë (1 milion hektarë) tokë bujqësore dhe shkurre dhe shkatërruar më shumë se 300 shtëpi.

Erërat e fuqishme ndezën rreth 130 zjarre, të cilat kanë djegur shtetet e New South Wales dhe Queensland për disa ditë dhe e shtynë tymin drejt Sidney, me rreth 5 milion njerëz.

Zyrtarët të martën thanë që cilësia e ajrit, mbi pjesët e qytetit u mat dhe është 10 herë mbi nivelet rrezikshme dhe i këshilloi njerëzit të qëndrojnë brenda shtëpive sa më shumë që të jetë e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco