Abuzim seksual me të mitur? Justifikimet e çuditshme të një princi

Abuzim seksual me të mitur? Justifikimet e çuditshme të një princi

11:21, 17/11/2019
A+ Aa A-

BILD

Prej muajsh, shtypi anglez shkruan për djalin e dytë të Mbretëreshës. Ai akuzohet për abuzim me një minorene në vitin 2001. Së fundmi janë publikuar edhe foto, që tregojnë atë në shoqërinë e Jeffrey Epstein, të dënuar për krime seksuale. Nuk duket shoqëri e mirë për djalin e një mbreti.

Tashmë princi ka bërë diçka që ka zemëruar familjen mbretërore angleze: Ai u intervistua nga një gazetare e BBC. Të gjitha pyetjet u lejuan, pallati madje vendosi të mos i shihte pyetjet paraprakisht.

Andrew është dukshëm i tensionuar gjatë intervistës, pengohet, belbëzon, por gazetarja televizive Emily Maitlis nuk tërhiqet.

Ai thotë se është takuar me Epstein në vitin 1999, pasi e vlerësonte për aftësinë e jashtëzakonshme për të bërë bashkë njerëz të jashtëzakonshëm. Ai nuk kishte vënë re asgjë të dyshimtë tek ai për pretendimet që kishte mësuar në media. Pas dënimit të Epstein, ai kishte ndërprerë kontaktet.

Përse ka fjetur në pronën e një të dënuari për krime seksuale? “Shkova te Epstein për të shpjeguar se nuk mund të shihemi më bashkë. Do ishte një veprim frikacaku nëse do e bëja këtë në telefon”.

Por përse u deshën katër ditë për të prishur një miqësi? “E pranoj se gjykimi im ishte i turbullt, për shkak se unë kam një tendencë të jem i ndershëm”.

A ju vjen keq për vizitën? “Kjo është arsyeja se përse ngrihem çdo ditë, sepse kjo nuk është diçka që duhej të vinte nga një anëtar i familjes mbretërore”.

Intervista u regjistrua të enjten në Sallonin Blu të pallatit ‘Buckingham’. Paraprakisht Andrew i kishte kërkuar leje nënës së tij, Mbretëreshës. Tek e fundit bëhej fjalë për akuza shpërthyese!

Atëherë bëhej fjalë për Virginia Giuffre (Roberts), tashmë 35 vjeç. Ajo është një nga dëshmitaret kryesore në rastin e Epstein- ka dëshmuar në vitin 2016 se miliarderi e kishte detyruar në vitet 2001 dhe 2002 të bënte seks me princin tre herë kundër vullnetit të saj.

Giuffre përshkruan një festë të egër më 10 mars të vitit 2001, kur Andrew iu ngjesh në trup i djersitur. Por princi përgjigjet: “Nuk kam bërë kurrë seks me këtë grua!” Përveç kësaj, ai thotë se në atë ditë, 18 vjet më parë, kishte dalë me vajzën për pica.

Më pas bëhet më absurde: “Në këtë pikë mund të them se unë nuk djersij”. Për shkak se është qëlluar gjatë luftës në Ishujt Falkland, ai thotë se ka mbetur me pasoja prej mbidozës së adrenalinës. Nuk mund të djersij, thotë ai. “Nuk e mbaj mend këtë grua”.

Në fakt ekziston një foto që i tregon të dy përkrah në vitin 2001. “Nuk mund të them nëse fotoja është e vërtetë”.

 

Rasti i Epstein

Nga mësues matematike në mikpritës i yjeve të mëdhenj!

Pasi nisi punë në një shkollë private si mësues matematike, Jeffrey Epstein themeloi biznesin e tij të menaxhimit të pasurive të patundshme, i specializuar në investime për miliarderët. Pasuria e tij u rrit bashkë me famën (në fund të jetës kishte 578 milionë dollarë).

Mbi të gjitha, ai dinte me saktësi se si të bënte festa për të pasurit- me vajza shumë të reja, që i detyronte të bënin seks me të dhe me klientët e tij. Në vitin 1996 ai u raportua për herë të parë në FBI pasi dyshohet se abuzoi me dy vajza të mitura.

Kjo u pasua nga akuza të shumta për trafik dhe abuzim me të miturit. Së fundmi u arrestua në korrik të vitit 2019. Ai rrezikonte 45 vjet burg. Në gusht të vitit 2019, Epstein u gjet i varur në qelinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco