Aksidenti tragjik/ Përplasen trenat kokë me kokë, 16 të vdekur

Aksidenti tragjik/ Përplasen trenat kokë me kokë, 16 të vdekur

10:49, 12/11/2019

Së paku 16 persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar në një aksident kokë me kokë mes dy trenave në Bangladesh.

Një tren që ishte duke shkuar drejt qytetit jugor, Chittagong, dhe një tren tjetër i nisur drejt qytetit Daka, u përplasën rreth orës 3 të mëngjesit sipas kohës lokale në Brahmanbaria, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit.

“Kur dola nga treni, pashë trupa të vdekur pa koka, pa këmbë, pa duar. Ishim shumë afër vdekjes, por Zoti na shpëtoi”, tha Mohammad Moslem, i cili ishte duke udhëtuar me njërin prej trenave të përfshirë në aksident.

Në pamjet e publikuara nga televizionet shihet se si mjekët i trajtonin njerëzit me gjymtyrë të thyera dhe lëndime në kokë.

Një zyrtar tha se autoritetet deri tash i kanë nxjerrë 16 trupa të pajetë dhe paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet pasi të përfundojnë operacionet e shpëtimit nga zjarrfikësit, policia dhe ushtria.

Nuk është e qartë pse trenat kanë qenë duke lëvizur në binarët e njëjtë në kahe të kundërta. Qeveria ka dhënë urdhër për fillimin e hetimeve për ta zbuluar këtë lëshim.

Aksidentet hekurudhore janë mjaft të shpeshta në Bangladesh. Ato ndodhin kryesisht në kryqëzime me rrugët për vetura dhe për shkak të gjendjes së dobët të binarëve, shkruan “Reuters”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco