Bolivia në krizë, ish-presidenti Morales kërkon azil në Meksikë

Bolivia në krizë, ish-presidenti Morales kërkon azil në Meksikë

23:42, 11/11/2019
A+ Aa A-

Meksika i ka ofruar azil ish-presidentit bolivian Evo Morales, një ditë pas dorëheqjes së tij, pas protestave për zgjedhje të diskutueshme.

Meksika thotë se vendimi është marrë për "arsye humanitare" pas kërkesës personale të z. Morales, raporton BBC.

Z. Morales, i cili është në Bolivi, nuk e ka komentuar. Ai më parë u bëri thirrje mbështetësve të tij t'i rezistojnë "fuqive të errëta" që e kishin detyruar të hiqte dorë.

Të paktën 20 njerëz u raportuan të plagosur, në përleshjet e së hënës.

Përkrahësit e Morales u ndeshën me policinë në La Paz, qyteti më i madh i Bolivisë, gjithashtu dhe në El Alto.

Morales, udhëheqësi i parë indigjen i Bolivisë, u tërhoq pasi kreu i ushtrisë i bëri thirrje publikisht që të linte postin e tij.

Nënkryetari i Senatit tha se do të marrë përsipër të jetë president i përkohshëm, derisa të mbaheshin zgjedhjet e reja.

Presidenti amerikan Donald Trump ,të hënën e përshkroi dorëheqjen e z. Morales si "një moment domethënës për demokracinë në hemisferën perëndimore".

Rusia dhe Meksika, aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Morales, e mbështetën atë dhe e dënuan dhunën e protestuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco