Mbi 200 protestues të vrarë brenda muajit, kryeministri iraken jep dorëheqjen

Mbi 200 protestues të vrarë brenda muajit, kryeministri iraken jep dorëheqjen

20:30, 31/10/2019
A+ Aa A-

Të enjten, kryeministri i Irakut Adil Abdul Mahdi, ka pranuar të japë dorëheqjen pas javëve të protestave antiqeveritare që çuan në qindra viktima, njoftoi Presidenti i Irakut.

Në një fjalim televiziv në Al-Iraqiya TV të Irakut, Presidenti Barham Salih para kombit, tha se Abdul Mahdi kishte rënë dakord të hiqte dorë nga kushti, që një pasardhës të ishte dakord për ta zëvendësuar atë, raporton CNN.

"Kryeministri ka pranuar të japë dorëheqjen," tha Salih, duke shtuar se Abdul Mahdi u kishte kërkuar "bllokimeve politike të arrijnë një alternative të pranueshme" në mënyrë që "të parandalojë një boshllëk".

Një nga klerikët kryesorë shiitë në Irak dhe nga politikanët më të fuqishëm, Muqtada al-Sadr, të martën u kishte bërë thirrje partive të tjera, që të mbështesin shtytjen e tij për një votë mosbesimi ndaj Abdul Mahdit.

Protestat, të cilat kanë kapur pjesë të Irakut për muajin e kaluar, u nxitën nga ankesat e gjata për papunësinë, korrupsionin e qeverisë dhe mungesën e shërbimeve themelore, të tilla si energjia elektrike dhe uji i pastër.

Shumë Irakianë fajësojnë partitë aktuale politike në pushtet për vështirësitë e tyre ekonomike dhe përshkallëzimin e protestave, që besohet të jenë më të mëdhatë që nga rënia e Saddam Hussein në 2003.

Zyrtarët kanë provuar të rimarrin kontrollin duke përdorur forcën vdekjeprurëse, ndërsa imponojnë gjithashtu ‘curfews’ dhe ndërprerje të internetit.

Qeveria tha se qëllon vetëm kur sulmohet, por ata që kanë marrë pjesë në demonstrata kanë diskutime mbi këtë pjesë.

Më shumë se 200 protestues janë vrarë dhe mijëra të plagosur, që prej fillimit të protestave në fillim të këtij muaji.

Të mërkurën, një tjetër valë protestash shpërtheu në kryeqytetin Bagdad, i përbërë nga protestues nga përplasjet etnike dhe sektare të vendit.

Demonstratat u bënë të dhunshme gjatë natës dhe protestuesit u përpoqën të sulmojnë një urë që çon në Zonën e Gjelbër shumë të fortifikuar.

Zona e Gjelbër përfshin ambasadën amerikane së bashku me ambasadat e tjera të huaja, ndërtesën e parlamentit irakian dhe ndërtesa të tjera qeveritare.

Atë ditë, një raketë u ul në 100 metra larg ambasadës amerikane, duke vrarë një ushtar irakian dhe duke plagosur një tjetër, tha një oficer i lartë ushtarak Irakian për CNN.

Forcat irakiane të sigurisë, po hetojnë incidentin dhe po përpiqen të përcaktojnë pikën e lëshimit të raketave.

Të enjten, Kombet e Bashkuara apeluan për një dialog kombëtar për të lehtësuar zemërimin e përhapur.

"Demokracia u ka dhënë Irakianëve të drejtën të dëgjojnë zërin e tyre dhe t'i mbajnë përgjegjës udhëheqësit e tyre," tha Jeanine Hennis-Plasschaert,

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Irakun, në një deklaratë.

"Sot Iraku qëndron në një udhëkryq. Përparimi përmes dialogut, ose mosveprimi përçarës. Dhuna krijon më shumë dhunë. Një dialog kombëtar publik mund t'i sjellë irakianët së bashku, për të hartuar një shteg drejt një Iraku më gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe me prosperitet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco