SHBA njeh gjenocidin armen/ Erdogan e quan votim politik, paralajmëron prishje midis aleatëve të NATO-s

SHBA njeh gjenocidin armen/ Erdogan e quan votim politik, paralajmëron prishje midis aleatëve të NATO-s

21:07, 30/10/2019
A+ Aa A-

Turqia dënoi një vendim të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së për të njohur vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Osmane si genocid, duke thënë të mërkurën se do të dëmtonte marrëdhëniet "kritike" midis aleatëve të NATO-s.

Armenia vlerësoi votën e së martës nga SHBA, ku kryeministri Nikol Pashinyan përshëndeti në Twitter duke e quajtur "një hap të guximshëm drejt shërbimit të së vërtetës dhe drejtësisë historike", transmeton Reuters.

Por në Turqi, ministrat e qeverisë dhe zyrtarët e saj, thanë se koha e votimit, pas disa javësh kritikash ndërkombëtare për përfshirjen ushtarake të Ankarasë kundër forcave kurde siriane, treguan se ishte me motiv politik.

Ministria e Jashtme tha se Ambasadori amerikan David Satterfield, ishte thirrur të mërkurën.

Presidenti Tayip Erdogan, i cili do të takojë Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pas dy javësh, tha se ai nuk kishte vendosur ende nëse udhëtimi po shkonte përpara ashtu sic ishte planifikuar.

I pyetur nëse ai do ta bënte vizitën pas zhvillimeve të fundit, Erdogan tha se çështja mbetet "në pikë pyetje".

Duke folur para ligjvënësve të AK, Erdogan tha se rezoluta fitoi mbështetje për shkak të ndikimit në Shtetet e Bashkuara për operacionin e Ankarasë në veri-lindje të Sirisë, kundër milicisë kurde të YPG, e cila ishte partneri kryesor amerikan në betejën kundër Shtetit Islamik në Siri.

"Këto përpjekje ... u kaluan nga Dhoma e Përfaqësuesve, duke përdorur një atmosferë  negative që është formuar kundër vendit tonë në publikun amerikan," tha Erdogan. "Në një farë kuptimi, ata ishin oportunistë."

Erdogan tha se një grup militant armen vrau më shumë se 40 diplomatë në sulme ndaj misioneve turke, në 21 vende të ndryshme në vitet 1970 dhe 1980.

"Ne hedhim poshtë gjykimet e njëanshme për ngjarjet më shumë se një shekull më parë, që nuk përmendin as humbjet e Turqisë," tha ai.

Drejtori i komunikimit i Erdoganit, e quajti votën e së martës, thellësisht shqetësuese. "Ata që votuan për këtë rezolutë, do të jenë përgjegjës për përkeqësimin e një marrëdhënie strategjike kritike në një rajon të trazuar," tha Fahrettin Altun.

Altun përsëriti një thirrje të Erdogan, për të formuar një komision historik për të hetuar ngjarjet.

Turqia pranon që shumë armenë që jetonin në Perandorinë Osmane u vranë në përleshje me forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, por kundërshton shifrat dhe mohon se vrasjet ishin orkestruar në mënyrë sistematike dhe përbëjnë një gjenocid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco