Netanyahu dështon në formimin e qeverisë, mer stafetën rivali i tij Gantz

Netanyahu dështon në formimin e qeverisë, mer stafetën rivali i tij Gantz

22:28, 21/10/2019
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka hequr dorë nga përpjekja e tij prej muajsh për të formuar një koalicion qeveritar, një vendim që do të pozicionojë rivalin e tij kryesor, për të marrë sfidën e krijimit të qeverisë.

Netanyahu nuk arriti të sigurojë një shumicë parlamentare me 61 vende në zgjedhjet kombëtare të Shtatorit, raporton Foxnews.

Presidenti Reuven Rivlin i dha Netanyahut mundësinë e parë për të formuar një qeveri sepse ai kishte më shumë mbështetje se çdo kandidat tjetër.

Netanyahu kishte shpresuar të formonte një qeveri të gjerë "uniteti" me rivalin e tij kryesor, ish-shefin ushtarak Benny Gantz. Por të hënën, Netanyahu njoftoi se kjo përjekje nuk u realizua.

Bisedimet midis Partisë së Netanyahut Likud dhe partisë Blu dhe Bardhë të Gantz, dy fraksionet më të mëdha në parlamentin e Izraelit, u prishën, raportoi Washington Post.

Netanyahu lëshoi një video të hënën duke kritikuar gatishmërinë e Gantz për të lejuar Likud të marrë drejtimin.

Gantz, ndërkohë, ka kundërshtuar ftesat e Nethanyahu për t'u takuar. Ai ka akuzuar Netanyahu se dëshiron të udhëheqë një qeveri uniteti për të shmangur akuzat e korrupsionit.

Presidenti Rivlin thotë se ai tani do t'i japë një mundësi Gantz për të formuar një qeveri, megjithëse Gantz nuk duket se ka mbështetje të mjaftueshme.

Nëse Gantz dështon, Izraeli mund të zhvillojë zgjedhjet e treta në më pak se një vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco